Anëtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Qeveria Hoti është njëra ndër më të mirat dhe se nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.
Ai ka thënë se janë bërë shumë punë të mira, ndërsa nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.
“Asnjë aferë korruptive nuk e ka pasur kjo qeveri. Asnjë skandal. Puna e saj kishte rënë pre e memories kolektive që kishte mbetur në shkarkimin e qeverisë së kaluar”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se njëri prej ministrave është tallur nga disa prej fillimit por më pas ka treguar punë të shkëlqyeshme.
“Zemaj është tallur në fillim, këtë e dimë. Por ka bërë punë të shkëlqyeshme”, shtoi ai.