Sot me gjasë ishte seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë.
Në mbledhjen e fundit, në Kuvend u miratua vendimi për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse në botë.
E deputeti i VV-së, Fitim Uka, u kujdes që të meret me një çështje interesante.
Ai me anë të një postimi në Facebook tha se bashkë me kolegun e tij u kujdes që të rregullojë ulëset për 60 deputetetët e VV-së në mandatin e ardhshëm.
“Bashkë me Valon Ramadanin i mbyllëm dyert e Kuvendit dhe i rregulluam ulëset që do të presin mbi 60 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në mandatin e ardhshëm!”, ka shkruar Uka.