Osmani: Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak

Aktuale

Osmani: Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:07
FSK

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës bëri një akt historik duke aprovuar Vendimin për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ndjehem krenare që do ta jap autorizimin final për këtë mision që kemi bashkërenduar me partnerët tanë amerikan. Në emër të qytetarëve të Kosovës ju shprehë falënderimin tim Shteteve të Bashkuara të Amerikës për besimin që kanë ndaj FSK-së dhe ndaj Republikës së Kosovës në përgjithësi. Falënderoj gjithashtu Gardën Kombëtare të Iowas për bashkëpunimin dhe shprehjen e besueshmerisë për FSK-në. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak dhe jam e sigurt se ushtarakët tanë do të na bëjnë krenar me punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!

Nderime atdheut!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat