Zëvendësministri i drejtësisë, Florian Dushi, ka reaguar lidhur me zhvillimet aktuale politike kur LDK po kritikohet nga zyrtarët e partive tjera.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thumbuar Vjosa Osmanin, duke thënë se askush nuk ka të drejtë t'i trajtojë si të paguximshëm vetëm e vetëm se të njëjtit nuk i bashkëngjiten një aventure politike e personale të kujtdo qoftë, përcjell Bota sot.
Dushi ka thënë se LDK është strukturë politike, nga e cila qindra mijëra veprimtarë politik të cilët nxorën gjokset e tyre përballë regjimit kriminal e fashist serb që prej fillim viteve të '90-ta dhe më pas ata me vendosmëri e durim mbrojtën demokracinë e pluralizmin në vendin tonë.
Postimi i tij i plotë:
Një strukturë politike si atë të LDK-së, qindra mijëra veprimtarë politik të cilët nxorën gjokset e tyre përballë regjimit kriminal e fashist serb që prej fillim viteve të '90-ta, ata që pas luftës me vendosmëri e durim mbrojtën demokracinë e pluralizmin në vendin tonë, askush nuk ka të drejtë t'i trajtojë si të paguximshëm vetëm e vetëm se të njëjtit nuk i bashkëngjiten një aventure politike e personale të kujtdo qoftë!