Ish deputeti i AAK-së dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj e ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie nga Malisheva.
Bëhet fjalë për Kastriot Berishën, aktualisht anëtar i AAK-së në Malishevë.
“Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva”, shkruan Haradinaj.
Ja shkrimi i tij:
Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva.
Kastrioti njihet për angazhimin e tij në sferën ekonomike dhe politike, duke qenë njëri ndër djemtë që mbanë pishtarin e babait të tij.
Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë për Kosovën. Trashëgimia jonë kombëtare, nuk do të mbetet jashtë orbitës sonë për asnjë çmim.
Suksese ty Kastriot dhe Malishevës, sikurse mbarë Kosovës!