Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pas tragjedisë që ndodhi sot në këtë qytet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, tha se të lënduarit rëndë do të dërgohen për trajtim mjekësor në Turqi.
Aliu njoftoi se kanë rënë në kontakt me Presidencën e Turqisë, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Kujtojmë se derisa gjithçka ishte normale, papritmas rreth orës 14.27 një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në restorantin Steakhouse në qendra tregtare The Village në Ferizaj.
Si pasoj e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona që ishin brenda lokalit, mesin e të cilëve klientë e punonjës.