Anëtari i degës së LDK-së në Rheinland Pfalz, Gjermani, Xhevat Berisha ka komentuar deklaratat e fundit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu karshi u.d. së Presidentes, Vjosa Osmani.
Ai ka folur për të kaluarën e Agim Veliut, duke thënë se rrjedhë nga një familje që ka një bagazh të shkëlqyeshëm kombëtar.
Berisha ka kujtuar edhe atentatin që ka pasur Agim Veliu në vitin 2000 dhe më pas edhe përpjekjet e Veliut për të mbajtur degën e LDK-së në Podujevë.
Mirëpo, Berisha ka thënë edhe se Veliu ishte faktor kryesor i prishjës së koalicionit LDK-VV dhe u bë shkaktari i rënies së qeverisë, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës me miliona euro.
Sa i përket Vjosa Osmani, Berisha e ka quajtur si reformatore rugoviste që do ta bëjnë si ‘Kryezonjë të partisë së Presidentit Rugova.
Postimi i plotë:
ME VJOSËN LDK-së
DO TA BËJMË KRYEZONJË✌
AGIM VELIU është një individ i cili rrjedhë nga një familje që ka një bagazh të shkëlqyeshëm kombëtar.
Agim Veliu, në prag të zgjedhjeve të para ka pas një atentat dhe është plagosur në vitin 2000 për shkak të rivaliteteve politike.
Veliu përveq që ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ai e udhëheqi Degën me sukses për shumë vjet.
Zotit Veliu ky rezultat nuk i mjaftoi, dhe në prag të zgjedhjeve të tetorit 2019 ja kthei shpinën Podujevës e cila në zgjedhjet e jashzakonshme ra në qeverisjen e VV-së.
Ai pasi që u emërua si ministër i brendshëm në qeverin Kurti, në ҫdo intervistë thoshte se ky kolicion është jetë-shkurtër dhe e luante rolin e opozitarit edhe pse vet ishte pjesë e qeverisë.!
Zoti Veliu ishte faktor kryesor i prishjës së koalicionit LDK-VV dhe u bë shkaktar i rënies së qeverisë, meqërast buxheti i Kosovës u dëmtua me miliona euro.
1. Tani Agim Veliu është pjesë e Klanit të Isa Mustafës që e kanë ndryshuar statutin LDK-së me qëllim të monopolizimit të partisë;
2. Kandidimin për kryetar të LDK-së, në qendër dhe bazë, paraprakisht, duhet siguruar 50+1% të votave të delegatëve !
3. Dhënia e kompetencave mbretërore kryetarit, si propozimi të 2/3 të anëtarëve, për të gjitha strukturat e partisë;
Emërimi i deputetëve, ministrave, zv.ministrave, drejtorëve dhe të kuadrove të tjerë;
Degradimi i sistemit zgjedhor: përjashtimi i debatit, shmangia e konkurrencës, braktisja e votimit të fshehtë, për të gjitha strukturat e partisë, në bazë e qendër dhe zëvendësimi me aklamacionin falsifikues Përjashtimi i Gruas ma të votuar në parti, në stilin komunist; bëri që:
Sipas rugovistëve të shumtë që jan në anën e Vjosë Osmanit, logoja e LDK-së, tashmë, e uzurpuar nga klanorët e Isa Mustafës, nuk mund të pretendohet në përfaqësimin e elektoratit rugovian, përkatësisht, të LDK-së të cilët, assesi, nuk merakosën për tkurrjen, rrjedhën e elektoratit, per këta mjafton kalimi i pragut zgjedhor.!
Deklarimi pretendues, dhe shumë domëthënës i Vjosë Osmanit, ka vënë në dilemë rugovistët e saj dhe tërë elektoratin e LDK-së, e cila deklaron se LDK-së e përfaqsoi unë me votuesit që më kan dhanë besimin.
Tani ka ardhur koha që s’bashku me përfaqësuesen e Brezit të Republikës, reformatoren rugoviste, Vjosë Osmani, ta ri-bëjmë KRYEZONJË partinë e Presidentit Rugova./Bota sot