Mbi 40 persona u lënduan si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi dje në një restorant në qytetin e Ferizajt.
Disa nga të lënduarit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po marrin trajtimin mjekësor në kuadër të QKUK-së.
Pas kësaj ngjarje tragjike që ndodhi dje në Ferizaj nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë shprehur dhimbje të thellë për të gjithë të plagosurit dhe familjet e tyre nga shpërthimi i djeshëm.
“Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës.
Nga klinikat ku edhe po trajtohen të plagosurit e djeshëm kanë deklaruar se gjendja e disa prej tyre vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa një nga të plagosurat është edhe shtatzënë, por që për fat të mirë fëmija thuhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.