Geci “shpërthen” me akuza ndaj Enver Hoxhajt PDK-së: Keni vjedh, vrarë...

Aktuale

Geci “shpërthen” me akuza ndaj Enver Hoxhajt PDK-së: Keni vjedh, vrarë...

Nga: D.RR Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:40
Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci në një postim në Facebook ka akuzuar Enver Hoxhajn, Hashim Thaçin dhe PDK-në se i kanë bërë shumë të këqija vendit, duke përmendur edhe vrasje dhe lobimin për ndarjen e Kosovës.

Geci shkruan në Facebook se koha e Enver Hoxhajt dhe PDK-së ka mbaruar, teksa thekson se populli dëshiron ndryshimin.

Ai në fund ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i pensionojnë ata për një kohë të gjatë.

Postimi i tij i plotë:

Mulla Enver Hoxha i PDK-s e paska nxjerr një letër të re për luginën e Preshevës ngase ai dhe partia e tij e kanë bërë “fet”(rregulluar) qe 20 vite Kosovën dhe tash e paska vendosur një gënjeshtër të ëmbël për fushatë.

Interesante puna e mashtruesve, këtë politikë të flliqur që e kanë luajtur në Kosovë tashmë e 20 vite, PDK me Mulla Enverin argat, ku pikërisht ky dhe shefi i tij që dikur quhej gjarperi,e që me kohen ka evuluar në hardhuc ku sot gjenden në birucen e tij të merituar.

Ti Mulla Enver se bashku me shoket tu ,nuk kanë lënë vend mbi këtë dhe pa e flliqë,vjedhë vrarë,shit pronat e atëdheut,duke e sjellur Turqin në aeroport,duke i falur rrjetin elektrik Turqis, ku indirekt edhe vetë gjarperi është shefi,duke lobuar për ndarjen e Kosovës më para të Kosovës,duke vjedhur në rrugën e kombit miliona e miliona,duke i ndarë tapit e tokave të Rugovës për Cerna Goren,duke i ndarë mijra hektar tokë Mqedonis,duke lejuar kishave Serbe ekstra teritore,duke nënshkruar Zajednicen se bashku me partnerin e tyre Isen dhe LDK,duke tentuar që se bashku me Grenellin ta ndajnë veriun,duke e futur interesin Ruso-Serb për mes Mini-shengenit në Kosovë dhe Shqipëri me ndihmen Grekut Kristaq Ramen,duke e bërë hisedar Serbinë në Ujman shumë të tjera tradhëti që ja bënë vendit.Mulla Enveri i PDK-s duke i ditur tradhetit që ja kanë bërë atëdheut,dhe duke e ditur se më nuk ju ka mbetur as edhe një pik fytrë as mundesi për tju afruar qytetarve ndonjë të mirë.

Mulla Enver Hoxha e paska pjellur një rrenë të ëmbël për fushat duke u perkujdesur kinse për Kosovën Lindore ,atë Kosovën që e futen në luftë dhe nuk fituan asgjë pos që e lanë atë tokë pa shqipëtar.

Mulla Enver kjo është merita jote dhe e shefave të tu.

Ju them se koha e juaj ka mbaruar populli dëshiron ndryshim.

Ju këshilloi që të pregaditeni dhe bashkohuni të gjithë se bashku merreni edhe Listen serbe,

mos i harroni turqit egjiptianet,romët ashtu siq u bashkuat në Podujev ndoshta fitoni pak më shumë,ngase Vjosa dhe Albini do ju penzionojn për një kohë të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat