Faton Abdullahu i cili së fundit ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me sondazhet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai është i mendimit se imagjinata populiste po e mjegullon të ardhmen e pashmangshme me eklipsisin e realitetit aktual.
“Kjo nuk duhet të kuptohet assesi prej votuesit të mundshëm të VV-s i cili po mrizon politikisht duke menduar përsëri se ‘erdhi dita’ (part II) . Pse ? Sepse nëse VV thotë tani se, do të jetë e shtrënguar patjetër të bëj koalicion me dikë, me LDK ose me PDK-n, këtu humbet virgjëria e pretenduar politike e VV-së, humben votat, këtu humbet morali i saj politik”, shkruan mes të tjerave ai.
Ja shkrimi i tij:
Çfarë zori ka VV kur thotë se do ta fitojmë shumicën
Do ta fitojmë shumicën 50 %, 52 %, 55%, etj – Ky është konstatim i vazhdueshëm i strukturave të VV-së që po e dëgjojmë tash sa kohë. VV e bënë këtë me të vetmin qëllim, që t’i bishtëroj pyetjes magjike - Me kënd do të bëni koalicion ? Nëse ata do ta fitojnë shumicën i bije që s’kanë nevojë për askënd. Krejt i bëjnë vet. Pra, krejt krejt ama tani VV nuk duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje. Mazallah. Sepse përgjigja pragmatike dhe e pashmangshme duhet të jetë, o me LDK, o me PDK, ose ndonjë kombinim i ngjashëm. Prandaj imagjinata populiste e mjegullon të ardhmen e pashmangshme me eklipsisin e realitetit aktual.
Kjo nuk duhet të kuptohet assesi prej votuesit të mundshëm të VV-s i cili po mrizon politikisht duke menduar përsëri se ‘erdhi dita’ (part II) . Pse ? Sepse nëse VV thotë tani se, do të jetë e shtrënguar patjetër të bëj koalicion me dikë, me LDK ose me PDK-n, këtu humbet virgjëria e pretenduar politike e VV-së, humben votat, këtu humbet morali i saj politik. Sepse mandej, çfarë vlejnë gjithë ato qasje e koncepte, vlerësime e strategji se – vetëm ne jemi të mirë të tjerët janë të njëjtë, se vetëm ne do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin etj, etj, kur në fund VV i duhet të bëj koalicion me ‘njërin prej hajnave’ ja me LDK ja me PDK.
Prandaj VV deri në ditën e fundit të zgjedhjeve gjithsesi duhet ta fitoj shumicën, assesi ndryshe. E nëse kjo nuk do të ndodh - ihaaa punë e madhe, mandej s’është më me rëndësi me kend bëjnë koalicion - politikë oshtë kjo vëlla, me dikon duhet me bo koalicion more.