Heshtje në Vetëvendosje!

Aktuale

Heshtje në Vetëvendosje!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:43
Vetëvendosje

Është publikuar zyrtarisht vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vlefëshëmrin e votës së deputetit Etem Arfit.

Mirëpo pas vendimit rreth fatit të Hotit, ajo që mori vëmendjen ishte dispozita për mos lejimin për kandidim për deputet të personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit.

Vetëvendosja si duket po del më e dëmtuar nga ky vendim, pasi kreu i saj Albin Kurti dhe disa emra më të rëndësishëm brenda këtij subjekti janë të dënuar për vepër penal.

Media në vazhdimësi është duke tentuar të marr një qëndrim nga LVV në lidhje me atë se çfarë do të bëjë tani VV kë do ta hedh kandidatë për kryeministër ose a do t’i futet garës Kurti apo jo. Por asnjë deputet apo edhe zyrtarë të kësaj partie nuk janë përgjigjur thirrjeve tona.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 kishte shpallur fajtorë Albin Kurtin, për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat