Profesori Binak Maxharraj ka thënë se Behgjet Pacolli do ta lë me gishta në gojë Isa Mustafën.
Përmes një shkrimi, ai ka thënë se kështu kishin vepruar edhe në zgjedhjet e kaluara, ku LDK-AKR garuan bashkë dhe Paoclli i fitoi vetëm 4 deputetë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, pas zgjedhjeve, Pacolli i mori ata deputetë dhe shkoi me vrap tek PAN-i, ndërsa Mustafa mbeti me gishta në gojë.
Shkrimi i tij i plotë:
Pacolli do ta lë prapë Isa Mustafën me gishta n’gojë?!
LDK-AKR garojnë me një listë në zgjedhje.
Kështu patën vepruar edhe ne zgjedhjet e kaluara, bënë koalicion parazgjedhor.
Pacolli i pat fituar vetëm katër deputetë. Kjo pati më mirë është të fshihet nga skena politike e Kosovës, pasi që Pacollit ani pse po i ecë biznesi, politika nuk po ja do s'po i shkon.
Por Pacolli ia lëshoi mjekrën Isa Mustafës.
Pasi që u kryen zgjedhjet, Pacolli i mori ata katër deputet i futi në thes dhe vrap shkojë të PAN-i, bile atje u shit goxha shtrenjtë e mori katër ministri shumë të rëndësishme (të punëve të jashtme, të brendshme) dhe vet u bë edhe z/kryeministër dhe ministër i jashtëm.
Kurse Isa Mustafa mbeti me gishta n'gojë duke i rënë filikaçës. Dhe do t’i bie përsëri filikaçës edhe kësaj radhe.