Zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ia ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Ata janë të bindur se Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës, përcjell Bota sot.
Deputeti Eman Rrahmani, ka thënë se populli ka vendosur që Kurti të jetë kryeministër.
“Albin Kurti do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës! Populli tashmë ka vendosur, të tjerat janë shqelma të fundit të regjimit 20 vjeçar, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe ish-zëvendësministri i Mbrojtjes nga VV-ja Enver Dugolli.
Ai ka thënë se nuk do ta ndalë askush vullnetin e qytetarëve.
“Albin Kurti Kryeministër i Kosovës! Këtë e dëshiron dhe meriton populli i Kosovës, prandaj nuk ka kush që mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve të këtij vendi! Vvazhdojmë! #QeveriaKurti2”, ka shkruar Dugolli në një postim në Facebook.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka thënë se Kurti nuk mund të kandidojë për deputet, por të njëjtit Gjykata nuk ia ndalon të jetë kryeministër. “Ajo nuk ka lidhje (me kandidimin për deputet). Mundet, Gjykata nuk e ka ndaluar këtë (nominimin për kryeministër)”, ka thënë Hasani për REL./BS