Profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se BE-ja po bëhet aleat dhe argat i Rusisë.
Krasniqi këto fjalë i thotë përmes një postimi në Facebook, derisa e ka komentuar letrën e Vuçiqit që ia ka shkruar Putinit.
Ai thtoë se Vuçiqi po e bën të qartë se Rusia e përkrahë në çdo gjë për Kosovën.
Postimi i plotë:
Kryetari kontravers i Serbisë. A. Vuçiqi, i paska shkruar një letër urimi Putinit, duke shprehur dashninë e tij perverse ndaj tij dhe duke e falënderuar masuz për ndihmën që i jep Serbisë kundër Kosovës: “Shfrytëzoj këtë rast t’u falënderoj për përkrahjen aktive të cilën Rusia ia jep Serbisë në mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e Metohi.”
Vuçiqi e bën të qartë se Rusia e përkrahë në çdo gjë për Kosovën.
Ndaj, është absurde ndihma që ia jep Serbisë Bashkimi Evropian, duke mos e njohur dhe duke e mbajtur të bllokuar Kosovën.
Me bllokimin e Kosovës, BE-ja bëhet aleat dhe argat i Rusisë.