Avokati Tomë Gashi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka të drejtë të kandidojë për deputet.
Gashi tha se në vitin 2018 në kohën kur Kurti ka marrë dënimin me kusht, Kodi Penal i Kosovës nuk parashihte pasoja juridike.
“Absolutisht z.Albin Kurti ka të drejtë ligjore që të kandidojë dhe do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Këtë nuk ia ndalon askush. Situata është më se e qartë. Unë kam bërë publikim ku jam thirrur në Nenin 297 të aktgjykimit që sot është bërë publike të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj që gjithçka është e qartë dhe është e sqaruar”.
“Pa marrë parasysh që në opinion dalin edhe mendime të tjera, mendoj që të gjithë e kemi obligim që të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe janë dhënë sqarime sigurisht jo me emër të Albin Kurtit, sigurisht sepse nuk ka qenë tema e Gjykatës Kushtetuese të vendosë lidhur me të, pasi që nuk ka pasur qasje të tillë kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Mirëpo në bazë të dispozitave ligjore është e vërtetë që z. Albin Kurti, i është shqiptuar një dënim me kush në vitin 2018, dhe në kohën kur ka vlejte Kodin Penal i Kosovës, për atë kohë Kodi Penal nuk prodhon kurrëfar pasoja juridike. Meqenëse aktgjykimi nuk prodhon kurrëfar pasoja juridike atëherë nuk ka të bëjë fare me z Albin Kurti”.