Selim Selimi dhe Rashed Ahmed nderohen nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Aktuale

Selim Selimi dhe Rashed Ahmed nderohen nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:06
Selim Selimi

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se me vendim të kryetarit të degës, numër 002/21, të datës 2021, Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Selim Selimi, është nderuar me titullin: “Krenaria e kombit shqiptar”, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore”.

Po ashtu në bazë të vendimit numër 003/21, të datës 2021, ish kryeadministratori i Deçanit, Ambasadori Rashed Ahmed, është nderuar me titullin: “Anëtar Nderi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve deçanas dhe në sensibilizimin dhe lobimin për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran”.

Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se ministri Selim Selimi, i takon brezit të intelektualëve të Kosovës Lindore, i cili nga çdo pozitë që ka mbajtur në institucionet e Republikës së Kosovës, është përkushtuar në maksimumin për të drejtat e shqiptarëve të kësaj pjese shqiptare.

Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se Ambasadori Rashed Ahmed, ish kryeadministrator i Deçanit në periudhën e pas çlirimit të Kosovës dhe ish Ambasador i Bangladeshit në Japoni, ka dhëne kontribut të madhe në mbrojtjen të drejtave pronësore të deçanasve, si dhe pas përfundimit të misionit në administratën e UNMIK-ut në Kosovë, ai është shquar për përkrahjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe ka përkrahur dhe lobuar për shtetësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat