Deputeti i VV-së: Albin Kurti do të jetë kryeministër i një qeverie të popullit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Albin Kurti do të jetë kryeministër i një qeverie të popullit

Nga: A.SH Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:12
Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ia ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Fitim Uka duke thënë se, Albin Kurti do të jetë kryeministër i një qeverie të popullit dhe se nuk ka pengesë a sfidë që mund të ndryshojë këtë rrjedhë.

Postimi në Facebook:

Vullneti i popullit nuk tjetërsohet.

Albin Kurti do të jetë kryeministër i një qeverie të popullit, që do të ketë votën e mbi 60 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend!

Nuk ka pengesë a sfidë që mund të ndryshojë këtë rrjedhë.

Përkundrazi, çdo goditje vetëm na forcon!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat