Paralajmëron zyrtari i VV-së: Ja çka do të ndodhë nëse e ndalojnë kandidimin e Kurtit

Aktuale

Paralajmëron zyrtari i VV-së: Ja çka do të ndodhë nëse e ndalojnë kandidimin e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:33
Albin Kurti

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtesuese, e cila ia ka ndaluar liderit të kësaj partie Albin Kurtit, kandidimin për deputet të Kuvendit.

Zaimi ka hedhur akuza ndaj gjykatave të Kosovës, duke thënë se Kurti ka mbështetjen popullore, pikërisht për shkak se vendimmarrës në to “ishin hajdutët”, përcjell Bota sot.

Ai ka përalajmëruar se nëse do të pamundësohet kandidimi i Kurtit, Vetëvendosje do t’i marrë mbi 80 deputetë në zgjedhjet e reja.

Postimi i tij në Facebook:

Si do të mund ta përkufizoj veprimin e padrejtësisë politike në pak fjalë?

Kur kërkohet që protestuesi i dënuar nga hajduti të mos lejohet të kandidojë, ndërsa hajduti i padënuar nga hajduti të lejohet të kandidojë - dhe gjithë këtë proces e quajnë “dekriminalizim”.

Veprime të tilla e kanë shkatërruar deri më sot besimin te demokracia, ligji dhe institucionet.

Dhe ndër arsyet se pse Albin Kurti e ka gjithë këtë mbështetje popullore sot, janë pikërisht gjykatat, qeveritë dhe parlamentet e deridjeshme ku vendimmarrës kanë qenë hajdutët.

Unë besoj se gjithë kjo “stuhi në gotë” e prodhuar nga hajdutët e trembur, është absurde, fiktive dhe do të ndalet shpejt. Por nëse vërtet i ka lënë mendja dhe provojnë të ndalojnë kandidimin e atyre që kurrë as kanë vrarë as kanë vjedhur, atëherë jo 65 deputetë, por mbi 80 deputetë do t’i marrë Vetëvendosja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat