Basha: MSH t’i njoftoj sa më parë familjarët e të lënduarëve rreth procedurave për dërgimin e tyre në Turqi

Aktuale

Basha: MSH t’i njoftoj sa më parë familjarët e të lënduarëve rreth procedurave për dërgimin e tyre në Turqi

Nga: A.SH Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:33
Foto nga sulmi në Ferizaj

“Konzoliumi i Kirurgjisë Plastike dhe Klinikës së Anestezionit, mbrëmë, së bashku kanë vendosur që gjashtë pacientët e shtrirë në mjekimin intenziv me djegie të rënda dhe gjendje të rëndë të dërgohen për mjekim jashtë vendit, pasi në nuk kemi qendër për djegie”, ka thënë drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike Zejn Buja.

Depueti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se, Ministria e Shëndetësisë e ka me obligim që sa më shpejtë t’i njoftoj familjarët e të lënduarëve sa më parë rreth procedurave për dërgimin e tyre në Turqi duke shtuar se është shumë urgjente dhe të gjithë jemi në ankth duke pritur informata zyrtare.

Postimi në Facebook:

Ministria e Shëndetësisë e ka me obligim që sa më shpejtë t’i njoftoj familjarët e të lënduarëve sa më parë rreth procedurave për dërgimin e tyre në Turqi!

Është shumë urgjente dhe të gjithë jemi në ankth duke pritur informata zyrtare.

I gjithë Ferizaji po pret lajme të mira dhe në shërimin e kthimin sa më të shpejtë të Gencit, Edonit, Enverit, Hesetit, Farukut dhe gjithë të tjerëve që pësuan nga kjo tragjedi.

#FERIZ?J

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat