Pas shpërthimit që ndodhi në restaurantin “ Stake House” në Ferizaj mbi 40 persona mbetën të lënduar duke përfshirë këtu edhe fëmijët.
Këtij shpërthimi nuk i ka shpëtuar as pronari i këtij restauranti, Genc Sopa. Ai ka pësuar 50 % djegie të trupit dhe fytyrës.
E për të lënduarit në shkallën e lartë të djegieve institucionet po mundohen që këta pacientë të dërgohen në Turqi për trajtim të mëtejshëm.
Por, shoqëria e pronarit, Genc Sopes nuk mund të presë procedurat e institucioneve për t’i dërguar në Turqi.
Kështu ata janë organizuar për mbledhjen e fondeve.
“Me keto fonde Gencin do t mundohemi ta nisim urgjent per Stamboll t’i dhashte Zoti jetë derisa t merin atje”, ka shkruar shoqëria e tij.