Hoti: Vendim historik dërgimi i forcave tona në misione paqeruajtëse

Aktuale

Hoti: Vendim historik dërgimi i forcave tona në misione paqeruajtëse

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:32
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur historik vendimin për dërgimin e trupave ushtarake kosovare në misione paqëruajtëse në kuadër të ushtrisë amerikane.

“Është vendim historik, e vendos Kosovën në pjesën e vendeve demokratike. Një ëndërr e bërë realitet, prej viteve 90-ta për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e SHBA-ve i jep kuptim shpreshjes për miqësi të përjetshme”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e mekanizmave ndërkombëtare, e kjo sipas tij arrihet përmes dialogut me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë është i rëndësishëm për ta përfunduar këtë proces. Dhe e dimë se në fillim të këtij viti, me një qeveri tjetër, ka pasur qëndrime për tërheqjen e trupave amerikane, pastaj ngrirja e fondeve të MCC-së. Dergimi i forcave tona është mesazh i qartë i mbështetjes amerikane dhe kësaj qeverie dhe qasjes që kemi pasur dhe vizionit se kah duhet të shkojë Kosova”, ka thënë Hoti në RTK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat