Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj siç e quan ai fushatë, se Albin Kurti mund të bëhet Kryeministër, por nuk mund të bëhet deputet është patetike.
Ai ironizon duke thënë se kjo çfarë po bëjnë ata po shihet nga aeroplani se është një fushatë false e dizajnuar nga vetë Albini për ta viktimizuar veten.
Postimi në Facebook:
Kjo fushata që Albini mund të bëhet Kryeministër, por nuk mund të bëhet deputet, është patetike. Shihet nga aeroplani se është një fushatë false e dizajnuar nga vetë Albini për ta viktimizuar veten. Siç thonë coolerat e sotshëm: këto janë fore të ftohta.