Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi ditën e sotme aktgjykimin për deputetin Etem Arifi, vota e të cilit u konsiderua e pavlefshme pasi ai ishte dënuar nga gjykata në formë të prerë. Kushtetuesja saktëson se askush që është i dënuar me vendim të formës së prerë, për më shumë se një vit burg, nuk mund të garojë për deputet.
Ky interpretim ka sjellë paqartësi te VV-ja, pasi kreu i saj Albin Kurti është dënuar me kusht pas hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovë, në kohën kur kundërshtonte miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo çështje ishte temë bisede në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati tha se ka përpjekje për ta penguar Albin Kurtin, duke shtuar se një akt i tillë mund t’i hedhë benzinë zjarrit dhe klimës politike në Kosovë.
“Kjo është çështje interpretimi, sepse te VV-ja thonë se dënimi me kusht thotë nuk e pengon. Unë nuk e kam tagrin ligjor të të them kandidon apo jo. Mua më duket si përpjekje për ta penguar. Ndoshta i hedh benzinë zjarrit, për një gjë, sepse në pjesë më të madhe, ose të konsiderueshme të elektrostatik të 6 tetorit në Kosovë, po krijohet ideja që Albin Kurti nuk duan ta pengojnë me votë, por me manovra politike. Kjo ose do të nxjerrë në pah mllefin e VV, ose mund t'i japë një impakt elektoral”, tha Bushati.
Ndërkohë Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti kërkon t’i marrë të gjitha pushtetet. Ai e cilësoi liderin e VV-së si “politikan aktiv negativ” .
“Nëse janë të zgjuara partitë në Kosovë, dyshoj se janë për arsye se pushtetin e kanë më afër se zgjuarsinë, Albin Kurti kërkon t’i marrë të gjithë. Ai është një prej atyre figurave “politikan aktiv negativ”. Albin Kurti u takon këtyre politikanëve, që realisht u përket njerëzve për vlerësim të dobët për emocionet. Albin Kurti kërkon t'i ketë të gjitha presidenti, kryeministrin, Kuvendin, Last go! Le ta shohim se çfarë është”, tha ai.
Ai tha se retorika dhe fjalori i Albin Kurtit është i rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Kasta e vjetër më nuk ekziston dhe është në opozitë. Eksiton formalisht. Përgatitu që mund të shkosh në veri dhe të luftosh bashkë për VV në veri për të mbrojtur Kosovën, me këtë diskurs dhe me këtë fjalor që ka ai. Unë këtij i kam besim aq sa kam besim tek një pastruese të jetë shefe e mirë”, Haxhiu.
Por, ndryshe nga pikëpamjet e Haxhiut, Bushati thotë se sjelljet e Kurtit janë parimore dhe në mbështetje të interesit të Kosovës.
“Mënyra si Albin Kurti dhe VV, por kryesisht Albini, që është sjellë me aventurierë të tipit Grenell është garanci. Ose kemi ose një tip servil ose kemi një tip si Albin Kurti që është i gatshëm të dorëzojë poltronin e tij për të mos bërë kompromis të parimeve të veta dhe të shtetit të Kosovës. Këto janë dy standarde”, tha ai.