Pasi Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka dhënë një mesazh të koduar duke thënë se e kanë mbrojtur shtetin e Kosovës.
“E mbrojtem shtetin, tash po e shihni pse! LDK”, ka shkruar Gashi.
Ky vendim vjen pasi që Gjykata Ksuhtetuese ka shpallur jolegjitime Qeverinë Hoti.