Nagavci: Më 14 shkurt, Vetëvendosim me referendum, me dashni për vendin

Aktuale

Nagavci: Më 14 shkurt, Vetëvendosim me referendum, me dashni për vendin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:12
Arbërie Nagavci

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë që “lufta ndaj së keqes do të fitohet lehtë e as që kemi pritur që me vullnet do të heqin dorë nga pushteti e institucionet e kapura”.

“Ne në sfida jemi rritur, në përballje kemi fituar e në çdo pengesë jemi forcuar. Asnjëherë s’jemi dorëzuar.

Me 14 shkurt, VETËVENDOSIM me referendum, me dashni për vendin.#QeveriaKurti2”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat