Reagimi i parë i Albin Kurtit në lidhje me shpalljen e plotë të Aktgjykimit nga Kushtetuesja

Aktuale

Reagimi i parë i Albin Kurtit në lidhje me shpalljen e plotë të Aktgjykimit nga Kushtetuesja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:36
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se zyrtarët e kësaj partie janë duke analizuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë ende nuk e kam lexuar vendimin e plotë të Kushtetueses…Ne do ta japim qëndrimin tonë për tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka deklaruar Kurti në “Debat Plus”.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratat se ky vendim atij ja pamundëson kandidimin për deputetë.

“Unë nuk dua t’i komentojë e interpretojë komentet e interpretimit të interpretimeve. Ne do ta japim qëndrimin tonë. Lëvizja Vetëvendosje pos që është subjekti më i madh në vend por ka shumicën e popullsisë së Kosovës në mbështetje të qartë”, deklaroi tutje Kurti.

“Kush do të jetë në listën për deputetë, me çfarë renditje dhe me cilin kandidatë për kryeministër shumë shpejt do të vendosin Këshilli i përgjithshëm dhe Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosjes”.

Kurti ka thënë se do të pres interpretimin që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje për Aktgjykimin e Kushtetueses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat