Me shpajllen e datës së zgjedhjeve nga u.d së presidentes Vjosa Osmani, ka nis “fushata” nga partitë politike.
Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se, data 14 shkurt 2021 do të jetë dita e dashurisë për Republikën, me besim në Zot, Familje, e Atdhe!
“LDK është zgjidhja më e mirë në zgjedhje”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Postimi në Facebook:
Edhe pse ende e re, Republika don respekt; edhe pse ende në zhvillim, Republika don përkushtim; edhe pse ende jo shumë e pasur, Republika don vlerësim!
E, mbi të gjitha, Republika don dashni! Sepse, ajo është frymëzimi për të sotmen e vullneti për të nesërmen!
14 Shkurt 2021 -- le të jetë dita e dashnisë për Republikën, me besim në Zot, Familje, e Atdhe!
LDK është zgjidhja më e mirë në zgjedhje! Urime Kosovë!