Arbër Zaimi nga Vetëvendosje pas vendimit për datën e zgjedhjeve ka ironizuar me parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme nga aktivistët e kësaj partie.
Zaimi ka thënë se tashmë dihet se Vetëvendosje asnjëherë nuk ka bërë hapa prapa, dhe se sipas tij parashikimi i fitores në komunën e Podujevës ka tejkaluar 51 për qind të votave të përgjithshme që kjo parti synon t’i arrijë.
Postimi i plotë i Zaimit:
Në dy zgjedhjet e shkuara Vetëvendosja ka dalë e para, me sloganet “Me Zemër” në 2017 dhe “Erdhi Dita” në 2019. Tash zgjedhjet do të mbahen në “Ditën e Zemrave”, kështu që lirisht shumëzojeni rezultatin.
Dhe ju lutem aktivistëve, mos e përmendni më 51%. Kjo përqindje u tejkalua nga populli në Llap. Ne e dimë se kurrë nuk kemi bërë hapa pas!