Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu ka thënë se vendimi i Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.
Kryeziu në “Debat Plus” thotë se aktgjykimi është dënues pavarësisht se është i lehtë.
“Vendimi është i dedikuar për Etem Arifin e jo për Albin Kurtin. Në vendim ka vetëm konstatime…Megjithatë vendimet duhet të jenë të qarta për qytetarët, e jo vetëm për juristët”.
Ai ka thënë se një normë kushtetuese nuk guxon ta shkatërron shtetin.
Kryeziu thotë se Gjykata nuk guxon askujt t’ia ndalojë mandatin, por proklamon normën gjyqësore.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar edhe vonesën në shpalljen e këtij vendimi.
“Vendimi është dashur të përkthehet në gjuhën serbe dhe atë turke, pasi ai vendim është dashur të dedikohet edhe për deputetët e komuniteteve”, tha ndër të tjera Kadri Kryeziu.