“Liqeni Trump”, Haxhi Avdyli ka një kërkesë për Avdullah Hotin pas ngjarjeve në SHBA

Aktuale

“Liqeni Trump”, Haxhi Avdyli ka një kërkesë për Avdullah Hotin pas ngjarjeve në SHBA

Nga: G.B Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:41
Avdullah Hoti

Haxhi Avdyli ka kërkuar nga Avdullah Hoti që ta riemërojë Liqenin “Trump”, pas asaj që ka ndodhur mbrëmë në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hoti duhet të ngutet me këtë, pasi pas 21 janarit, Trump dhe Trumpistë mund të shkojnë në burg e ne mund të bëhemi horë ndaj Amerikës së Biden, me këtë emërim që Hoti i ka bërë Liqenit, përcjell Bota sot.

Avdyli ka thënë se Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit.

Ai ka shtuar se shpreson që Hoti tani Liqenin e Ujmanit nuk do ta emërojë Liqeni Biden.

Postimi i tij i plotë:

Pak tingëllon ironike por deri dje ishte Real-politika e Kosovës. Koha e duhur që Dulla të ia ri-emëroj Liqenin "TRAMP". Pas humbjes së zgjedhjeve Presidenciale të Trumpit, pas fitimit të shumicës në Kongres dhe Senat të demokratëve, e veçanërisht pas tentimit të turpshëm grushtshtetit të djeshëm, bile para 21 janarit kur Bideni merr fronin, duhet Dulla me u ngut me riemërua Liqenin Trump. Po flitet që pas 21 janarit Trump dhe disa Trumpistë anarkist do shkojnë në burg, dhe na ndodh që bëhemi horë me Amerikën e Bajdenit sa që s’na lanë as Liqeni Trump. Amerika ka ndryshuar thellësisht në favor të demokratëve të Klintonëve, Ollbrajtit e Bidenit. Amerika post Trumpiste s’do jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit. Ose edhe ndoshta nuk duhet riemëruar e lëmë si relikt të një politike folkloriste skajshmërisht servile. Nëse Dulla e riemëron, shpresoj që nuk e emëron tani Liqeni" Bajden".

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat