Hoxhaj flet me ministrin e jashtëm arab, e informon për planet e tij të ardhshme

Aktuale

Hoxhaj flet me ministrin e jashtëm arab, e informon për planet e tij të ardhshme

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:12
Enver Hoxhaj dhe Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka treguar se mbrëmë ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuata Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Hoxhaj ka thënë se pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë, me ministrin e jashtëm biseduan edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona.

Ai tha se ministri i jashtëm arab ka ndikuar që shumë vende në atë rajon ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë biseduam edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve që duhet bërë ndërmjet vendeve tona. Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.

Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falenderuese!  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat