Deklarata e Biden që tronditi Serbinë

Aktuale

Deklarata e Biden që tronditi Serbinë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:47
Joe Biden

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Bidenn, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain, gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bombardimet e NATO-së në Kosovë, në vitin 1999.

Bidenn, tani i konfirmuar si president i SHBA-së edhe nga Kongresi, në vitin 1999 ishte ithatar i ndërhyrjes tokësore në Kosovë.

Ai thoshte se SHBA duhet të hyjë me trupat tokësore në Kosovë dhe se duhet të shkojnë drejt e në Beograd dhe ta arrestojnë Millosheviçin.

“Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin. Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot. Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bombardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore. Nëse Presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore. Kemi qenë edhe më parë në këtë emision” , thoshte Bideni.

“Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO. Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain”, thoshte Bideni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat