Një deklaratë e ish ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie rreth ngjarjeve që kaploi dje kongresin amerikan, mori vëmendjen e politikanëve dhe shoqërisë pasi ai e krahasoi me ngjaret e 2015 në Kuvend ku hidhej gazëlotësjellës.
Nehat Mustafa ka publikuar fotografi të papara më parë të seancës së 2015 ku po zgjidhej president, Hashim Thaçi, e që në këtë seancë ishte i pranishëm edhe vet ambasadori Delawie.
Në foto shihet që ish-ambasadori mban në duar një revistë që në kopertinën e saj shihet Martin Luteri.
Kujtojmë se gjatë asaj kohe, në Kuvendin e Kosovës deputetët e opozitës fuqishëm kundështuan demarkacioni dhe për këtë të bashkuar hodhën gazëlotësjellës.
Pasojat e asaj kohë disa prej deputetëve po i vuajnë edhe sot, pasi bazuar në vendimin e Kushtetueses ata nuk do të mund të kandidohen për deputet deri në kalimin e afati për tri vite.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_auto_136707119_231436085123931_3608609959105318056_n16100256371610026163.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_auto_137093976_401789487794949_8141416861677685118_n16100256441610026163.jpg)