Pas bisedimeve të Serbisë me Kosovën në Rambuje, të cilat rezultuan me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, me 21 mars 1999 presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishte kthyer në Prishtinë.
Në këto video të bëra nga agjencia e lajmeve Associated Press, shihet Rugova teksa kalon kufirin dhe futet në Kosovë, për të vazhduar në selinë e tij në Prishtinë.
Ai me këtë rast jep një deklarim të guximshëm para gazetarëve ndërkombëtar dhe vendor.
Ku Rugova fton NATO-n të intervenoj ushtarakisht për t’i ndalë krimet që i kryen shteti i Serbisë në Kosovë.