(E plotësuar) - Proceset për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit do të fillojnë prej nesër, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) derisa po pret të miratojë planin operacional.
KQZ ka bërë të ditur se nga nesër deri më 16 janar partitë mund të dorëzojnë kërkesat për certifikim derisa certifikimi nga KQZ do të bëhet deri më 21 janar.
Tërheqja e shortit fillon me 1 shkurt ndërkohë aprovomini më 2 shkurt.
Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021.
Ndërsa periudha e votimit me postë fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve.
***
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën po diskutohet në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e të cilat janë vendosur për tu mbajtur me datën 14 shkurt.
Nga zyrtarët e këtij institucioni u bë e ditur se planifikohen të aktivizohen 402 persona si personel shtesë, e që janë më shumë se në zgjedhjet e 2019.
Po ashtu u bë e ditur se në shërbimin e votuesve do të aktivizohen 120 persona, ndërsa tek qendrat e numërimit të votave do të angazhohen 81 anëtarë të stafit.
Arsyeja për këtë dallimi nga vitin 2019 është se do tu shtohen zyrtarët komunal, në komuna më të mëdha.
Po ashtu është bërë e ditur se numri i trajnerëve do të zvogëlohet nga 320 në 274 persona.
Mbledhja me diskutime po vazhdon ende.