Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar një aderim të ri në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ajo është Diellza Kukaj, ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.
Postimi në Facebook:
Diellza Kukaj u rrit në familjen e madhe të AAK-së. Në vazhdën e avancimit të të rinjve në politikë, ajo do jetë pjesë e listës dhe ofertës së Aleancës, në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike. Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.
Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës!
RH