Paralajmëron zyrtari i LDK-së: Vota për Kurtin është votë e humbur

Aktuale

Paralajmëron zyrtari i LDK-së: Vota për Kurtin është votë e humbur

Nga: A.Morina Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:06
Albin Kurti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me komentet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Gecaj kërkoi nga Bulliqi të i tregoj bashkë-partiakëve, të partisë së tij të tretë apo të katërt, se vota e tyre për Albin Kurtin është votë e humbur. Ai bëri apel të votohet Hoti në zgjedhjet e parakohshme.

"Mos e qoni votën kot, por zgjidhni Avdullah Hotin, njeriun i cili ligjin e ka edhe bibël edhe kuran!", deklaroi Gecaj, përcjell "Bota sot"

Postim i plotë

Paramendojeni ju, në vend se të merret me realizimin e “zotimeve” të tij në Komunën e Podujevës, ky far Bulliqi po gjen kohë edhe me komente me u marrë në publikimet e portaleve. Nejse, si gjithherë, paska folur pa lidhje. Më mirë do të ishte me u tregu bashkë-partiakëve, të partisë së tij të tretë apo të katërt, se vota e tyre për Albin Kurtin është votë e humbur, pasi që LIGJI nuk lejon shkelësin e LIGJIT të kandidoj as për deputet e as për kryeministër. Mos e qoni votën kot, por zgjidhni Avdullah Hotin, njeriun i cili LIGJIN e ka edhe bibël edhe kuran!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat