Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, po thotë se ende pa filluar mirë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit, profili i saj është vërshuar nga kërkesa për miqësi nga llogari të rrejshme në ‘Facebook’.
Dërguti ka aluduar se këto profile të rrejshme janë hapur nga partitë politike në shërbim të fushatës nëpër rrjete sociale.
“Ende pa ia nis fushata, vërshuan kërkesat për miqësi prej profileve të rrejshme. Partitë i paskan dhez motorat”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj zyrtar.
Fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt dhe zgjat 9 ditë.