Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se më 3 janar 2021 janë bërë 3 vite nga shqiptimi i dënimit të Gjykatës Themelore ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Ai ka thënë se juristët dhe analistët, gabimisht po i referohen këtij rasti, duke theksuar se për bazë merret koha e shqiptimit të dënimit, e jo koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018), përcjell Bota sot.
Reagimi i Salihut vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ua ka ndaluar kandidimin për deputet Kurtit dhe të tjerëve.
Postimi i Salihut në Facebook:
Shqiptimi i dënimit ndaj Albin Kurtit nga Gjykata Themelore në Prishtinë paska ndodhur më 3 janar të vitit 2018, nga kjo kohë, deri tani, kanë kaluar tanimë tri vite.
Gabimi i juristëve dhe analistëve që po i referohen këtij rasti po bëhet kur po merret për bazë jo koha e shqiptimit të dënimit, por koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018). Gjykata e Apelit nuk jep dënim, ajo konfirmon, konteston, shkurton ose plotëson një dënim që e ka shqiptuar Gjykata Themelore.
Në të gjitha vendimet e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve thuhet se merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim (çka do të thotë se Apeli e llogarit periudhën e nisjes se një procesi, jo periudhën e përfundimit/konfirmimit të atij procesi.