Ismet Kryeziu nga Institui i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar situatën politike të krijuar në vend pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeziu tha se është e drejtë të ndryshohen bindjet politike, mirëpo disa ish-funksionarëve politik nuk po i shkon për fytyre të flasin për vlerat e Albinit e të VV-së.
"Albini nuk është Jezu Krishti, por edhe sikur të ishte, ai s'mundet me spërkatjet e ujit t'ju pastrojë nga gjynahet tuaja! Ne do të angazhohemi t'ju mbajmë përgjegjës si dje edhe sot, pavarësisht orientimeve tuaja politike e pushtetare!", shkroi Kryeziu në rrjetin social Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
E drejtë është ta ndryshosh edhe bindjen edhe përkrahjen politike ose votën. Por, disa ish/pushtetar, ish/funksionar partiak edhe përfitues të pushteteve të deritanishme, më së paku po ju shkon për fytyre të flasin për vlerat e Albinit e të VV-së.
Albini nuk është Jezu Krishti, por edhe sikur të ishte, ai s'mundet me spërkatjet e ujit t'ju pastrojë nga gjynahet tuaja! Ne do të angazhohemi t'ju mbajmë përgjegjës si dje edhe sot, pavarësisht orientimeve tuaja politike e pushtetare!