U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Kjo datë rastisi të jetë pikërisht në ditën e njohur si ‘’Dita e të Dashuruarve’’.
E pas kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që sloganin e partisë për këto zgjedhje ta lidh pikërisht me këtë.
“Mbesim në Lidhje”, është slogan i LDK-së, që sonte për herë të parë u publikua nga ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.
LDK në këto zgjedhje kandidon me prirës të listës, Avdullah Hotin i cili edhe është kryeministër në detyrë, derisa emrat e të gjithë kandidatëve mbetet të bëhen publike gjatë ditëve në vazhdim.
Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi sot se fushata zgjedhore fillon me tre shkurt dhe zgjatë deri me datën 12 shkurt 2021.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_401610039424.jpg)