Zyrtari i LDK-së: Ngjarja në Amerikë tregon se ku mund të na çonte një konfrontim i Kurtit me administratën Trump

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Ngjarja në Amerikë tregon se ku mund të na çonte një konfrontim i Kurtit me administratën Trump

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:37
LDK

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme të paprecedentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përkrahës të Donald Trump u futën dhunshëm në Senat për të penguar procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Baxhaku ka thënë se ngjarja e djeshme në Amerikë tregon se ku potencialisht do të mund ta dërgonte Kosovën një konfrontim i Kurtit me një administratë të pazakontë të drejtuar nga republikani Trump.

Derisa shton se politika e ndjekur nga LDK dhe Avdullah Hoti në raport me administratën Trump ka qenë e drejtë.

“Trazirat dhe dhuna e djeshme në Kongresin Amerikan, për te gjithë ata që kanë dy fije njohuri nga politika vërtetojnë katërciprisht ku mund të na çonte një konfrontim i Qeverisë Kurti me një President dhe administratë krejtësisht të pazakontë dhe jokonvencionlale të SHBA dhe nga ana tjetër vërteton politikën e drejtë dhe largëpamëse të LDK-së dhe Qeverisë Hoti”, ka përfunduar ish-deputeti i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat