Haradinaj tregon arsyet pse synon postin e Presidentit

Aktuale

Haradinaj tregon arsyet pse synon postin e Presidentit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja synon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë mbi 20 deputet.

“Synojmë me qenë një parti me një rezultat të mirë, me mbi 20 deputet. Synojmë me pasë mbi 20 deputet. Pas zgjedhjeve nuk synojmë dy pozita” deklaroi Haradinaj në RTK.

Tutje i pyetur pse ai synon postin e presidentin Haradinaj u përgjigj kështu.

“Në radhë të parë siguria. Ka një 20 vite që na ruan NATO. Unë e kam rrit një rrogë timen, për të cilën jam kritiku, por dhe qindra rroga të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Siguria është shumë investim, me kriju aleanca” deklaroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat