Sondazhi i ri për zgjedhjet – LVV prin me 41.10 përqind, kjo është radhitja e partive tjera

Aktuale

Sondazhi i ri për zgjedhjet – LVV prin me 41.10 përqind, kjo është radhitja e partive tjera

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Sondazhi i fundit i realizuar nga IPSOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, me 41.10 përqind të votave.

Partia e dytë radhitet PDK, me 20.80 përqind të votave, pastaj LDK radhitet e treta me 15.70 përqind.

AAK me 8.60 përqind të votave, Nisma 2 përqind. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20 përqind të votave, sipas sondazhit të paraqitur.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, kurse partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat