Gjatë ditës së sotshme në media qarkulloi një lajm se slogani “Vazhdojmë me Lidhjen” do të jetë slogani zyrtar i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në lidhje me këtë, mediat vendore kanë kontaktuar Sekretarin e LDK-së, Arban Abrashi që mohoi se ky do të jetë slogani i LDK-së.
Slogani në fjalë nuk është slogan as logo zyrtare e fushatës së LDK-së, është thjeshtë një mesazh i prodhuar e shpërndarë nga aktivistë e simpatizantë të LDK-së. Ditëve në vijim, do të shpalosim logon e sloganin zyrtar të fushatës”, u shpreh ai.
Ndryshe, ky slogan u publikua sonte.