Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot sloganin “Mbesim në Lidhje”, me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 14 shkurt.
Mirëpo, logoja që e kanë zgjedhur LDK-ja për ta përdorur në këto zgjedhje, gjendet në një faqe ndërkombëtare e cila shet fotografi me çmime të ndryshme.
Kjo logo të cilën e përdor LDK kushton vetëm 10 dollarë.
Mediat kanë kërkuar në këtë faqe e cila është spanjolle, ku shihen fotot e një litari në forme zemre të cilin LDK e ka adaptuar në slogan për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Shikoni fotot Këtu
