Shkëlzen Gashi, ish-kshilltari i Albin Kurtit, beson që Kurti do të fitojë bindshëm.
Anipse Kurti e kishte shkarkuar, Gashi beson se ai do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa program.
“Rreziku është që ndoshta lideri i VV-së tu e pa që ai po rritet marramendshëm edhe që ka me qenë fitues i padiskutushëm i këtyre zgjedhjeve, natyrisht ai po lufton për me pasë një rezultat sa më të lartë, por s’ka diskutim që do të jetë e para VV-ja bindshëm. Kjo kish me kon rrezik, sepse ai zgjedhjet i fiton edhe pa program edhe pa ekip, por kjo ndikon me një përqindje të vogël ”, tha Gashi në Rubikon.
Ish-kryeministrit Kurti kishte liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë.
Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.