Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kreu i Drenasit në një emision televiziv kishte deklaruar se Presidenti Historik, Ibrahim Rugova në zgjedhjet e vtit 2001 kishte manipuluar dhe vjedhur vota. Ndërsa, Rugova tha se nga një deklaratë e tillë Lladrovcit duhet të i vije turp.
"TURP! Turp edhe për Beratin dhe Leonardin që nuk patën guxim dhe as minimum profesionalizmi që ta sfidojnë këtë gënjeshtër dhe manipulim me historinë", deklaroi Rugova, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Ramiz Lladrovci tha që në vitin 2001 fitorja masive dhe bindëse e Presidentit Rugova paska qenë inxhineri me mashtrime, manipulime e vjedhje votash. TURP! Turp edhe për Beratin dhe Leonardin që nuk patën guxim dhe as minimum profesionalizmi që ta sfidojnë këtë gënjeshtër dhe manipulim me historinë.