U.d. e presidentit, Vjosa Osmani nesër do ta vizitojë komunën e Istogut.
Kësaj radhe, Osmani nuk do të shkojë në funksionin e u.d. të presidentes, por si udheheqëse e një iniciative të nisur nga vet ajo pas përjashtimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E tubimi, sipas njoftimit do të bëhet në njërin prej lokaleve në Istog.
Kujtojmë se Istogu është vendlindja e presidentit historik, Ibrahim Rugova ndërsa kjo komunë për vite të tëra udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.