Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se sondazhet mund të jenë të rrezikshme për shkak se nuk tregojnë pasqyrën e drejtë të asaj se çfarë thotë qytetari.
“Në vitin 2007 kemi pasur edhe zgjedhjet parlamentare, edhe lokale bashkë.
Unë isha zëdhënës i partisë dhe të gjithë thonin se nuk do e kalonim pragun dhe do dështonim me komuna. Por ndodhi e kundërta”, thotë ai në dPT te Fidani.
“I kemi mbi 100 mijë vota. Dua të tregohem i drejtë. Disa gjëra po dihen. Por, ne garojmë fuqishëm për me pas mbi 20 deputetë”, shton ai.